Vendosni fjalën kyçe....

Sali Shehu pas përplasjes me policinë: Nuk ka burrë nëne mbi tokë që t’i marrë këto zyra


Drejtuesi i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu, ka reaguar pas përplasjes që ndodhi në zyrat e partisë së tij me forcat e policisë bashkiake, ku u përfshi edhe presidenti Ilir Meta.

Krah tij ishte edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Shehi theksoi se “nuk ka burrë nëne” që ti nxjerrë ata nga zyrat.

 “Unë mendoj se i vetmi pushtet i demokracisë është media, ju përshëndes për misionin. Më lejoni t’iu them se e falënderoj shumë z.Vasili për solidaritetin, përkrahjen. ‘Dardha e ka bishtin mbrapa’, themi ne në Dibër.

Nuk ka burrë nëne mbi tokë që t’i marrë këto zyra, se janë të FRD. As banditët e pushteti, as njeri mbi tokë. Jemi këtu për t’iu thënë shqiptarëve se jemi bashkë për një gjë më të mirë. As në kohën e Enver Hoxhës nuk ka ndodhur që të nxjerrës partinë nga zyra.”– tha Shehu.

Ai ka shpjeguar para gazetarëve incidentin, se si fillimisht është telefonuar nga një punonjës se nuk lejohen të futen në zyrë. E më pas si njoftoi presidentin Meta, për t’i kërkuar atij mbështetje.

“Në mëngjes u futa në zyrë dhe prita të vijë stafi. Mora telefonatë poshtë, që më thanë se më kanë ndaluar hyrjen. Tentova të lidhem me z.Veliaj, por nuk më është përgjigjur. Unë njoftova të gjitha mediat dhe drejtuesit e shtetit, kryeministrin, kryetarin e bashkisë, presidentin, do të njoftoj edhe selitë diplomatike. Një gjë është e sigurt, kjo do të jetë epiqendra e situatës në Tiranë. Do ja dalim, se kemi bindje që gjithë partitë që janë rreshtuar në krah të kësaj situate, kanë mbështetje nga shqiptarët, këtë do ta vërtetojë 25 prilli dhe këta pastaj të gjejnë vend të futen. Kam njoftuar zyrtarisht prokurorin e Tiranës, që do të sjellë grupin e gatshëm për të vërtetuar dhunën e ushtruar ndaj stafit të FRD dhe Presidentit.”- shtoi Shehu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *