Një sherr me sende të forta ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Elbasan.
Disa të rinj mësohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin në qendër të qytetit, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.
I riu raportohet se gjatë sherrit ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokës.
Nuk dihet ende shkaku i sherrit si dhe as identiteti i personave që janë përfshirë në konflikt.