Tubimi i djeshëm në Kavajë, i ka kushtuar kreut të PD-së Lulzim Basha. Një ditë më pas policia ka proceduar penalisht 20 mbështetës të tij, mes të cilëve edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja.
Sipas televizionit “News 24” policia e Kavajës ka proceduar 24 persona për organizim të tubimit të paligjshëm dhe bllokim të lëvizjes së mjeteve.
Ndërkohë “Report TV” raporton se kryedemokrati ka marrë dhe një gjobë prej 5 milionë lekësh për këtë tubim.
Kryedemokrati u prit dje në Kavajë nga qindar persona, saqë edhe vetë Basha u shpreh i habitur për këtë pjesëmarrjen, ndërsa herë pas here u bënte thirrje qytetarëve të respektonin distancën dhe të mbanin maskat.