Thomas Brdariç largohet nga Vllaznia.
Trajneri është shkarkuar nga ana e drejtuesve.
Këta të fundit i kanë kërkuar largimin teknikut, ndërsa Vllaznia ka lënë pas rezultatet e mira të javëve të para duke u përballur me disfata dhe humbje pikësh.
Kreu i tabelës që mbahet nga Vllaznia rrezikohet pas serisë së rezultateve negative ndërsa hpresat janë tek trajneri i përkohshëm Elvis Plori.
Humbja e fundit ishte sot me Bylisin që mund të bëjë që Vllaznia të humbë edhe vendin e parë.