Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka komentuar marrëveshjen e djeshme Shqipëri-SHBA për futjen e gazit të lëngshëm natyror si dhe konvertimin e TEC-it të Vlorës.
Në një postim në “Twitter”, ambasadorja Kim shprehet se kjo është një marrëveshje e rëndësishme pasi i hap rrugë investimeve më të mëdha amerikane, duke hapur më shumë vende pune dhe mundësi.
“Kjo është është një marrëveshje strategjike e rëndësishme – jo vetëm që do të diversifikojë burimin e energjisë për Shqipërinë, por gjithashtu do të rrisë furnizimin dhe sigurinë e energjisë për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai hap gjithashtu rrugën për investime më të mëdha amerikane, duke çuar në më shumë vende pune dhe mundësi për të dy vendet.”- shkruan ambasadorja Kim.
Shqipëria nënshkroi dje marrëveshjen e bashkëpunimit me SHBA-të për të futur në vend gazin e lëngshëm natyral (LNG) nga Amerika.
Po ashtu kjo marrëveshje e shndërron TEC-in e Vlorës me LNG, duke ndërtuar një terminal të ri gazifikimi dhe shpërndarje të gazit të lëndshëm natyral ndërkohë që vetë qyteti bregdetar shndërrohet në HUB rajonal për gazin e lëngshëm.
This is a strategically significant deal – would not only diversify energy source for 🇦🇱, but also increase energy supply & security for 🇦🇱 & the Western Balkans region. It also opens the way for greater 🇺🇸 investment in 🇦🇱, leading to more jobs & opportunity for both countries. https://t.co/KloGjvjf5k
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 13, 2021