Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shkuar sot në qytetin e Lezhës, ku i është bërë një pritje njëlloj si dy ditë më parë në Kavajë, pavarësisht pandemisë dhe pavarësisht procedimeve penale ndaj disa personave që morën pjesë në mitingun e Kavajës.
Makina me flamuj të PD-së patrullonin nëpër qytet, si dhe njerëz me maska dhe pa maska rrethuan kryedemokratin Basha për ta takuar.
Mbështetësit e tij bërtisnin “Rama ik!”.