Partia Demokratike i ka besuar një post të rëndësishëm ish-deputetit Endri Hasa. Sipas disa medieve pranë opozitës, që i referohen burimeve brenda selisë blu, Hasa është emëruar Koordinator Kombëtar për Teknologjinë e Komunikimit dhe Informacionit e Dixhitalizimit.
Ky emërim vjen në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, me partitë politikë që tashmë kanë nisur fushatën elektorale.
Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet sot në Lezhë ku po takohet me qytetarët si dhe përfaqësues të bizneseve.