Pas operacionit “Piramida” ku u vunë në pranga katër persona për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, Forcat RENEA kanë “blinduar” këtë mesditë zonën e Lanës, në Tiranë. Vendi ku u ekzekutua biznesmeni 66-vjeçar.
I dyshuari si ekzekutori, 24-vjeçari Ernejt Shyti është dërguar nën masa të rrepta sigurie te vendi i krimit, ndërsa i është kërkuar të zbiulojë armën e krimit.
Ai u ka treguar autoriteteve se si ka vepruar dhe se armën e ka hedhur në lumin e Lanës.
Për këtë arsye forcat e RENEA-s po kryejnë kërkime brenda lumit. Operacioni i kërkimit të armës po kryhet në këto momente.
24-vjeçari Ernejt Shyti u arrestua mbrëmjen e kaluar në Mal të Zi, ku punonte edhe si bojaxhi. Në pranga ranë sot edhe tre persona të akuzuar si bashkëpunëtorë të tij, një person nga Kërraba dhe dy nga Fushë Kruja.