Një grup hakerash pretendon se ka mundur të fusë në dorë rreth 150,000 kamera sigurie, përfshirë ato në burgje, spitale dhe madje edhe një fabrikë Tesla. Ata thonë se gjetën hyrjen dhe fjalëkalimin në një llogari të ‘super administratorit’ në internet.
Hakerat synuan të godasin firmën e sigurisë në Silicon Valley, Verkada, që shet kamera vëzhgimi që përdoruesit mund t’i kontrollojnë përmes një portali në internet, duke prishur një llogari “Super Admin” që i dha qasje burimeve për të gjithë klientët e kompanisë, sipas një raporti të së martës në Bloomberg.
Përveç më shumë se 200 kamerave në fabrikat dhe magazinat Tesla, hakerat shikuan pamjet e sigurisë nga shkollat, spitalet – përfshirë pavionet psikiatrike – dhe një numër burgjesh. Zyrat e vetë kompanisë Verkada gjithashtu ranë viktima të hakimit.
Midis dhjetëra mijëra pajisjeve të prekura nga hakimi, personat e grupit ishin në gjendje të fitonin kontroll te rreth 330 kamera sigurie rreth burgut të Qarkut Madison në Huntsville, Alabama, të cilat përdorin teknologjinë e njohjes së fytyrës për të gjurmuar të burgosurit dhe stafin.
Në disa raste, hakerat thanë se ata gjithashtu kishin qasje në audion e intervistave të policisë me të dyshuar, ndërsa pamjet e tjera të shikuara nga Bloomberg treguan oficerët që merrnin në pyetje një burrë të prangosur brenda një stacioni policie në Stoughton, Massachusetts.