Vendosni fjalën kyçe....

Isa Mustafa tregon ç’do bëjë pas largimit nga LDK-ja: Do vazhdoj me intensitet punën shkencore


Kreu i LDK-së, Mustafa, ka thënë se pas largimit nga kreu i partisë do merret me punë shkencore.

Deklarata e tij vjen një ditë para Kuvendit të forcës politike që drejton prej kohësh, parti që u mund keqazi në zgjedhjet e fundit të përgjithshme të 14 shkurtit.

Në intervistën e dhënë për Albanian Post, ai shtoi se nuk jetë asnjanës lidhur me zhvillimet politike të vendit.

“Besoj se LDK do të rikonsolidohet shpejt si parti prirëse në Kosovë. Unë do të vazhdoj tani me një intensitet të veçantë punën time shkencore.” – tha Mustafa.

Në garë për kreun e LDK-së janë katër kandidatë, të cilët kanë shpalosur platformat e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *