Vendosni fjalën kyçe....

Johnson “ngrin” Athinën, kundërshton kthimin e skulpturave të Parthenonit që ndodhen në Londër


Kryeministri britanik Boris Johnson ka zhgënjyer shpresat e Athinës për të marrë përsëri disa skulptura të Parthenonin duke thënë se Muzeu Britanik mbetet pronari i tyre ‘i ligjshëm’ pas blerjes ‘ligjore’ në shekullin e 19-të.

Skulpturat e lashta që dikur zbukuronin tempullin e famshëm të shekullit të pestë para erës sonë të Parthenonin në Athinë ishin ‘fituar legalisht’ nga diplomati britanik Lord Elgin në fillim të shekullit të 19-të, tha Johnson të premten për gazetën greke Ta Nea.

Kryeministri britanik nuk la vend për idenë e kthimit të veprave të lashta të artit në Greqi, duke thënë se megjithëse ai ‘i kupton ndjenjat e forta’ të grekëve, ai ende konsideron komisionerët e Muzeut Britanik në Londër se janë pronarët e ligjshëm të skulpturave.

Grindja midis Londrës dhe Athinës për fatin e skulpturave që përbëjnë afërsisht gjysmën e frizit prej 160 metrash të tempullit antik ka dalë në pah në kontekstin e negociatave tregtare pas Brexit midis Britanisë së Madje dhe BE-së.

BE kërkoi kthimin e ‘objekteve kulturore të hequra në mënyrë të paligjshme’ ndërsa Londra u përgjigj menjëherë duke thënë se kjo ishte jashtë çdo diskutimi.

Skulpturat u morën nga Greqia, e cila ishte nën sundimin osman turk në atë kohë, sipas një marrëveshjeje që Elgin bëri me osmanët. Grekët argumentojnë se ata ishin ‘vjedhur’ ndërsa Muzeu Britanik këmbëngul se ato ishin marrë me anë të një kontrate ligjore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *