Vendosni fjalën kyçe....

“Më premtuan 50 mijë euro”, ky është 24-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Behar Sofisë


Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit 66-vjeçar, Behar Sofia, pranë Piramidës në Tiranë.

24-vjeçari Ernejt Shyti, i arrestuar një ditë më parë në Mal të Zi ka pranuar autorësinë para policisë.

Ai punonte si bojaxhi në Mal të Zi, ku edhe u arrestua mbrëmjen e kaluar. Më parë, i riu nuk kishte rekorde kriminale, por vëllai i tij binjak rezulton me precedentë penalë.

Ernejt Shyti

Sipas gazetares Klodiana Lala, i riu ka thënë para uniformave blu se e ka kryer krimin për 50 mijë euro. Kjo shumë parash i ishte premtuar atij për vrasjen e Sofisë, shumë të cilën ai pretendon se nuk e ka marrë.

24-vjeçari i arrestuar ka dhënë edhe emrat e personave, që e kanë kontaktuar atë për të kryer krimin, njëri prej të cilëve është shoqëruar dhe po merret në pyetje. Organet hetimore shpresojnë që njëri prej të arrestuarve të pranojë të flasë, për të shkuar tek porositësit e krimit.

Personat e arrestuar janë nga Kërraba dhe Fushë-Kruja./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *