Vendosni fjalën kyçe....

Ndërmjetësi në vrasjen e Behar Sofisë është kushëriri i Nazime Vishës


Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me arrestimin e vrasësve të biznesmenit 66-vjeçar Behar Sofia.

E mbani mend rastin e Nazime Vishës? Dyshohet se kushëriri i saj, kishte luajtur rolin e ndërmjetësit në vrasjen e Behar Sofisë.

Xhuljano Visha është njëri prej të arrestuarve gjatë operacionit të koduar “Piramida”, i cili dyshohet se kishte telefonuar 24-vjeçarin Ernejt Shytin, duke i premtuar shumën prej 50 mijë eurosh për të kryer krimin.

Siç raporton “Balkanweb” Xhuljano Visha rezulton një emër i njohur për policinë, pasi është dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.

Xhuljano Visha është djali i xhaxhait të Nazime Vishës, gruaja e cila u shpall fajtore për vrasjen e abusuesit të saj në gusht të vitit 2013.

Policia gjeti 29 gëzhoja automatiku në vendin e ngjarjes. Ajo kishte zbrazur armën ndaj burrit që e kishte përdhunuar prej moshës 14 –vjeçare dhe u dënua me 10 vjet burg. Por pasi kreu 4 vjet nga dënimi, u fal nga Presidenti i Republikës dhe u la e lirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *