Teuta nuk ka mundur të kalojë Kastriotin në sfidën e pasdites së sotme.
Takimi ka përfunduar në barazim 0-0 duke u hequr durrsakëve një mundësi të mirë që të ruajnë hapin e rivalëve.
Pas takimeve të javës së 24-t, kreun e renditjes e mban Laçi, i ndjekur nga Partizani, Teuta e Vllaznia që do jenë edhe katër ekipet që do luftojnë për titullin kampion.
Në fund të renditjes mbeten Skënderbeu e Apolonia që bashkë me Bylisin do luftojnë për mbijetesë.