Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja në zyrat e FRD-së, Policia shpall dy persona në kërkim


Policia e Tiranës ka njoftuar se ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët i bën përgjegjës për hyrjen e paautorizuar në godinën ku ndodhen zyrat e FRD-së.

Kjo vjen një ditë pasi pati një përplasje në këto zyra mes forcave të policisë dhe presidentit Ilir Meta.

“Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e  shtetasve A. H., 55 vjeç dhe A. S., 46 vjeç, sepse më datë 12.03.2021, në rrugën ‘Abdi Toptani’,  kanë hyrë të paautorizuar në një godinë, duke kundërshtuar punonjësit që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit. Punohet për kapjen e shoqërimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Besohet se bëhet fjalë për Agim Hoxhajn dhe Afrim Sufaj. I pari është aktualisht shef i komisariatit numër 4, ndërsa i dyti është pjesë e FRD-së prej disa vitesh. Të dy kanë hyrë në zyrat e FRD-së pas Metës dhe pas përplasjes janë kallëzuar nga policia bashkiake.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *