Vendosni fjalën kyçe....

Policia shkon të prishë festën në universitetin në SHBA, studentët e godasin me tulla e fishekzjarre (Video)


Tre oficerë të forcave speciale të policisë SWAT (special weapons and tactics) u plagosën ndërsa një grup personash reaguan dhunshëm dhe qëlluan ndaj tyre me tulla, gurë e fishekzjarre dhe duke goditur një makinë gjatë një feste në universitetin e Kolorados, ku u mblodhën rreth 800 njerëz.

Dhuna ndodhi në lagjen University Hill Boulder, Colorado të shtunën në mbrëmje, ndërsa qindra persona që shkuan në festë hodhën fishekzjarre dhe kundërshtuan rregullat e distancimit shoqëror dhe këshillat për mbajtjen e maskave.

Policia filloi të merrte një mori ankesash rreth orës 19:00 me kohën lokale dhe deri në orën 8:30 pasdite ekipi SWAT kishte mbërritur për të prishur festën.

Oficerët e quajtën të paligjshme festën dhe kërcënuan të përdorin gaz lotësjellës nëse ata do kundërshtonin të shpërndaheshin.

Automjete të shumta, duke përfshirë një mjet të blinduar, u dëmtuan teksa personat në festë u shkatërruan edhe një makinë private. Autoritetet në Universitetin e Colorado Boulder dënuan festën, dhunën e kërcënuan të dëbojnë çdo student që rezulton se ka sulmuar policinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *