Pas nisjes së vaksinimit të mësuesve dhe pedagogëve, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të vijohet me Policinë dhe Ushtrinë.
Në një deklaratë për mediet ku foli dhe mbi lajmet për pezullimin e vaksinës Astra Zeneca në disa vende, Rama u shpreh se pas pak ditësh një tjetër sasi e konsiderueshme vaksinash do të vijë në Shqipëri.
”Seria jonë ka ardhur nga Suedia. Në Britaninë e Madhe kanë bërë miliona vaksina AstraZeneca dhe s’kanë pasur asnjë problem, asnjë rast. Janë pezulluar në disa vende, është seri tjetër. Janë shumë pak raste, dhe atë po i thosha sot, kishte dalë drejtori i ISHP italiane e thoshte që është alarm fallco.
Prandaj ne duam t’ju nxjerrim sa më shpejt nga ky shqetësim, dhe që mësuesit bashkë me mjekët e infermierët mos kenë mundësi të preken nga virusi.
Jemi afër një lajmi të madh. Edhe pak ditë dhe do sjellim një sasi tjetër të vaksinave. Sfida juaj është të thyejmë
Të vazhdojmë me gjithë pjesën tjetër Policinë, Ushtrinë gjithë ata që kanë ndërveprim.
Ata me sëmundje kronike.
Të godasim gjithë pjesën e zinxhirit që ka kontakte më shumë.”– tha Rama.