Vendosni fjalën kyçe....

Sali Shehu pas përplasjeve te FRD: Sot ditë e qetë, por jemi ende pa energji elektrike


Kreu i FRD-së Sali Shehu, ka folur lidhur me incidentin e djeshëm në zyrat e partisë së tij.

Në një intervistë për televizionin “News 24”, Shehu tha se një ditë pas tensioneve situata paraqitet më e qetë, ndonëse vijon të ketë mungesë të energjisë elektrike.

“Sot është një ditë e qetë, gati si ditë normale, përveç energjisë që se kemi akoma, që presin ta sjellin. Dita e djeshme ishte e ngjeshur, e tensionuar, me përplasje. Gjithë institucionet shtetërore reaguan, reagoi Presidenti, KQZ, ambasadat e huaja, opozita në bllok, populli mbarë, gjithë njerëzit në Shqipëri.

Nëse do shikoni telefonin tim, do verifikoni se ka qenë një përkrahje nga Konispoli në Tropojë, sepse u krijua bindja e drejtë se ishte një indicie me sfond politik për të përzënë nga zyrat një forcë politike, që është regjistruar në zgjedhje dhe ka nisur fushatën.”– tha Shehu.

Ai ka deklaruar se ka bërë disa tentativa për të komunikuar me bashkinë e Tiranës, ndërsa shprehet se ka besim tek zgjidhja ligjore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *