Vendosni fjalën kyçe....

“S’do gjunjëzohem më, është fyese” – Lojtari me ngjyrë bëhet i pari në Angli që del kundër rrymës (Video)


Lojtari i Crystal Palace, Wilfried Zaha, e vuri në zbatim atë që kishte premtuar për të mos u gjunjëzuar më, duke u bërë lojtari i Premierligës angleze që e bën këtë duke dalë kundër rrymës.

Zaha qëndroi në këmbë, ndërsa të gjithë të tjerët përreth tij u gjunjëzuan para fillimit të ndeshjes mes Palace dhe West Brom.

Ish-ylli i Manchester United fillimisht e shpjegoi vendimin e tij në muajin shkurt, duke thënë: “Ndihem sikur gjunjëzimi është degradues e fyes. Duke u rritur, prindërit e mi më lanë të kuptoj se unë duhet të jem krenar që jam i zi, pa marrë parasysh çfarë dhe thjesht mendoj se duhet ta mbajmë kokën lart. Unë s’do gjunjëzohem më.”

Lojtarët në Angli miratuan gjestin e gjunjëzimit qershorin e kaluar, në mes të valëve të lëvizjes Black Lives Matter pas vdekjes së George Floyd në duart e policisë në Amerikë.

Shenjat e Black Lives Matter ende mund të gjenden në stadiumet e Premier League, megjithëse vetë liga ka zëvendësuar logot që mbajnë emrin BLM me një mesazh ‘S’ka vend për racizëm’ në bluzat e lojtarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *