Vendosni fjalën kyçe....

“Vaksinën e tërbimit s’e kemi akoma” – Rama komenton përplasjen e Metës me policët bashkiakë


Kryeministri Edi Rama këtë paradite ka komentuar për gazetarët, përplasjen e djeshme mes presidentit Ilir Meta dhe policisë bashkiake në zyrat e FRD-së.

 “Më lejoni mos bëj asnjë koment, sepse jemi në kushtet e një shfaqjeje që është klinikisht e rëndë dhe natyrisht kërkon solidaritet njerëzor me këdo qoftë jo vetëm që ka qëllime dukshëm të rënda.”- tha Rama pak më herët në një komunikim me gazetarët.

Kryeministri Rama e bëri këtë deklaratë nga shkolla “4 Dëshmorët” ku ndodhet për vaksinimin e mësuesve, që ka nisur ditën e sotme në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij për vaksinat, kryeministri Edi Rama thumboi presidentin, duke u shprehur se vaksinën e tërbimit nuk e ka akoma, e për këtë arsye duhet të durojmë ende shfaqje tërbimi.

“Vaksinimi do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Shkollat do të shërbejnë si qendra vaksinimi. Është një hap i madh përpara dhe kam shumë shpresë që në ditët në vijim do të kemi një lajm shumë të mirë për një sasi të madhe, që do na lejojë të hyjmë në një vaksinim masiv, që sezonin turistik ta kemi të lehtësuar. Do të vaksinojmë pensionistët masivisht, vaksinën për tërbimin nuk e kemi për fat të keq. Kështu që do të na duhet të jetojmë edhe pak kohë me shfaqje tërbimi të kësaj natyre, që janë shprehje dëshpërimi. Ajo që ka rëndësi është të mundim armikun e padukshëm, pastaj mundjen e kundërshtarëve të dukshëm e kemi më të lehtë.”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *