Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e mjekut Gerond Hysi, Meta: Qeveria të marrë masat efektive për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së mjekëve


Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut Gerond Husi, si pasojë e Covid-19. Meta shorehet se mjeku endrokrinolog ka qenë gjithmonë pranë pacientëve, ndërsa e konsideron këtë një humbje të madhe.

“Shumë trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Gerond Husit, profesionist i shkëlqyer dhe personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare, i cili e humbi betejën me #COVID19.

Përherë pranë pacientëve në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT, ku spikati për përkushtimin dhe humanizmin, kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen, miqtë dhe komunitetin e mantelbardhëve, që krijon një boshllëk të madh në ndihmën e kualifikuar ndaj të sëmurëve, për shkak edhe të humbjes së shumë mjekëve të tjerë të nderuar që kjo pandemi e rrezikshme i ndau prej nesh.”– shkruan Meta.

Me këtë rast, presidenti Meta përsërit thirrjen drejtuar Qeverisë për të marrë të gjitha masat për të garantuar mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të gjithë mjekëve të angazhuar në vijën e parë të luftës kundër Covidit,

“Me forcë përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të marrë të gjitha masat efektive, pa kursyer asgjë, për të garantuar mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të gjithë mjekëve të angazhuar në vijën e parë kundër #COVID19.

Investimi i duhur në këtë drejtim shkon edhe për shëndetin e qytetarëve, të cilët presin shumë nga puna dhe përkushtimi i mjekëve, në këto kohë të vështira.
Familjes Husi, kolegëve dhe miqve të tij ju shpreh gushëllimet më të ndjera, për këtë humbje të rëndë, që kërkon reflektim të thellë. I paharruar kujtimi i Dr.Gerit! Të prehet në paqen e merituar!”– vijon mesazhi i presidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *