Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Presidenti rrahu dje dy policë në pension


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka folur përsëri sot për rastin e djeshëm, ku u përplas presidenti i vendit Ilir Meta me policët bashkiakë në zyrat e FRD-së.

Ai tha se situata e djeshme ishte për të ardhur keq, një moment i trishtë, që fare mirë mund të shmangej dhe jo të degradonte në dhunë fizike e përplasje. Veliaj shton se presidenti është përplasur me dy policë në pension.

 “Dje ishte një situatë për të ardhur keq, një moment i trishtë, se ti thua unë jam qytetar i këtij vendi, mund të kemi bindje të ndryshme, por në momentin kur kërcet grushti dhe shkon i hidhesh në fyt tjetrit për diçka që s’bie dakord, të cilët mund të shkosh ta zgjidhësh në gjykatë, kjo është një anomali. Është disa herë më anomali kur ndodh nga Presidenti i Republikës, që duhet të përfsaqësojë më të mirën që ka vendi dhe jo më të keqen. Duhet të përfaqësojë mjaltin, jo helmin. Kshu që ishte një moment i trishtë por duhet me ec përpara.

Godina është një institucion bashkiak, në katin e parë janë zyrat ku trajnohen burimet njerëzore, pra stafin e ri që vjen në bashki. Në katin e dytë ndodhet Agjencia Mbrojtjes së Konsumatorit, që bën kontrollin e tregjeve, ushqimit, pra është një agjenci që ka dobi për qytetin.

Në katin e tretë ka ndodhur një zaptim. Sherri ndodhi në katin e parë, me dy policë në prag pensioni. Janë policë roje objektesh, në prag pensioni. Në ditën e zgjedhjeve, Trifoni del në pension. I ka shërbyer shtetit, të gjithë kryetarëve të bashkive. Kur mendoj se në prag të pensionit vjen ta rrahë Presidenti i Republikës, ndërkohë që ai ruan një institucion, Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Burimet Njerëzore të Bashkisë Tiranës, është një mënyrë shumë e shëmtuar për të përcjellë në pension një burrë zotëri. Vajza e vet arkitekte e stadiumit të ri. Të gjithëve na përlqen ttë bëjmë selfie atje për Instagram. Por është vepër e vajzës së Trifonit. Dje pashë kryeministrit që priste vaksinat e Astra Zenecës në Rinas, ku atje djali i Trifonit punon zjarrfikës. Tani imagjino, vajza arkitekte dhe sjali zjarrfikës kthehen natën nga puna dhe shohin në televizion si presidenti u rreh babain. E turpshme.”– deklaroi Veliaj gjatë një takimi me banorët e Lagjes 13.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *