Vendosni fjalën kyçe....

Balla reagon për incidentin në Elbasan: Më 25 prill do marrin përgjigje Meta dhe Saliun të shkaktuar nga kukulla Basha


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla ka reaguar për incidentin e ndodhur në Elbasan ku militiantët e dy krahëve u përplasën gjatë vizitës që Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Basha zhvillonin në qytet me rastin e Ditës së Verës.

Balla shkruan se më 25 prill do marrin përgjigje Ilir Meta bashkë me Sali Berishën për spektaklin e dhunës të ushtruar nga kukulla e tyre Lulzim Basha.

Te dashur banorë të Elbasanit, së pari ju uroj Gëzuar Ditën e Verës. Asnjëherë më parë një parti politike nuk kishte organizuar një provokim të tillë politik në Ditën e Verës, sikurse bëri Lulzim Basha sot. Meqenëse Lulzim Basha flet për banda, pamja e sotme ishte tamam pamja e një bande pengmarrësish të festës, me zhurmën përçarëse e me flamujt e Partisë Demokratike, me 3-4 makina të shtrenjta që xhironin gomat në mes të mijëra qytetarëve, familjarëve, fëmijëve! Elbasanllinjtë që kurrë s’janë dalluar si sherrxhinj nuk ia kishin borxh PD-së këtë inskenim te Ilir Metës me duart e Lulzim mavrisë! Megjithatë 25 prilli po vjen dhe Ilir Meta bashkë me Saliun, do ta marrë përgjigjen për ketë spektakël dhunimi të qytetit nga kukulla e tyre Lulzim Basha e tufa e qorrave që turpëruan PD në sytë e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë!”-shkruan Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *