Kreu i PD-së nuk e ka mbyllur me reagimet ndaj kundërshtarit të tij politik, lidhur me ngjarjen e sotme në Elbasan. Teksa largohej nga qyteti, Basha me një video nga makina e tij të cilat në këto ditë fushate thuajse i bën të përditshme ka bërë reagimin e radhës kundrejt deklaratave të Ramës.
Basha thotë se burrë nuk të bëjnë banditët me pistoletë “pa të cilët Rama nuk hyn dot në Elbasan” por të bën dashuria për atdheun.
Kryedemokrati thotë se Shqipëria e ka ndarë mendjen do e largojnë Ramën më 25 prill.
“Sot është një ditë feste është Dita e Luleve që është simboli kuptim plotë i thyerjes së dimrit me verën. E pra 14 Marsi i sotëm na ndan pak nga 25 prilli që do të jetë. Ngjarja e shëmtuar që provokoi Edi Rama, rrugët ishin edhe më plot pas këtij incidenti të shëmtuar që tregoi se qytetarët nuk e kanë frikë. Shqiptarëve u ka dalë frikë dhe janë të gjithë bashkë. Burrë nuk të bëjnë banditët me pistoletë në brez pa të cilat nuk hyn dot në qytetin e Elbasanit. Nuk të bëjnë dot burrë, burrë të bën përkushtimi ndaj vendit, që ti nuk e ke pasur. Burrë të bën dashuria për vendin që ty të ka munguar në çdo çast. Shqipëria e ka ndarë mendjen, nuk ka ndryshim pa largimin tënd, ndaj mos i provoko shqiptarët. Nuk na tremb dot ne. Ty dhe një grushti banditësh dhe oligarkëve u ka ardhur fundi. Më 25 prill largojmë Edi Ramën”- tha Basha.