Kreu i Partisë Demokratike ditën e sotme në rrjetet sociale ka përmendur dështimin e radhës sipas tij të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Basha thotë se Shqipëria ka normën më të lartë të informalitetit në krahasim me vendet e Evropës.
“41 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Sa është norma e informalitetit në Shqipëri, në krahasim me vendet e Europës? Përgjigja, më e larta. Organizata ndërkombëtare e Punës raporton se Shqipëria është vendi me informalitetin më të lartë se mesatarja europiane”-shkruan Basha.