Vendosni fjalën kyçe....

“Dhurata e qeverisë për fëmijët deri në 10 vjeç”-Qytetarët dynden në dyert e bankës prej mesazhit të rremë


Një mesazh i shpërndarë nëpërmjet rrjetit Whatsapp nga burime të panjohura ka bërë që qindra qytetarë të vihen në lëvizje duke u paraqitur pranë zyrave të gjendjes civile dhe më pas në një bankë të nivelit të dytë.

Sipas këtij mesazhi, çdo familje që ka fëmijët të lindur pas vitit 2010 duhet të shkonte në bankë që të tërhiqte çekun një dhuratë nga Qeveria. Në mesazh thuhet se certifikata duhet me vulë të njomë pra familjarët duhet të praqiten pranë zyrave të gjendjes civile për ta marrë dhe jo online në e-albania.

Mesazhi i shpërndarë në Whatsapp

Ky mesazh i ka dërguar qindra qytetarë të dynden në sportelet e bankës së nivelit të dytë për të tërhequr këtë dhuratë por që nuk ka rezultuar e vërtetë.

Më ka ardhur një mesazh e kam marrë, aty thotë se do të ketë bonus 5 mijë lekë reja për fëmijët në moshën 10-vjeç, këta thonë është gënjeshtër”- thotë një qytetare.

Janë rrenat e shtetit”– thotë një tjetër.

Ndërkohë në lidhje me këtë rast, punonjësi i bankës, ka sqaruar se qytetarët kanë rënë pre e një njoftimi të rremë.

Nuk është e vërtetë, kjo është gënjeshtër. Në bankën tonë shpërndahet vetëm bonusi i Bashkisë” – ka thënë ai për Mcntv.

E gjendur përballë këtij interesi, banka është detyruar të lëshojë një njoftim publik në të cilin thuhet se Banka jep vetëm bonusin e të porsalindurit që jepet nga Bashkia Tiranë

Të nderuar klientë,

Në vijim të interesimit tuaj, ju informojmë se pranë degëve të ABI Bank mund të tërhiqet vetëm bonusi për të porsalindurit i dhënë nga Bashkia Tiranë, në bazë të marrëveshjes së lidhur në vitin 2010 mes Bashkisë Tiranë dhe ish-Bankës NBG Albania.

Bonusi i të porsalindurve është pa afat skadence dhe mund të tërhiqet në çdo kohë. 

Ju faleminderit”-thuhet në njoftim


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *