Ylli i Tottenham Hotspur, Erik Lamela, kaloi nga heroi i ndeshjes në tradhëtar në derbin e Londrës veriore.
Argjentinasi shënoi një gol të shkëlqyer për t’i dhënë kryesimin ekipit të tij ndaj Arsenalit në sfidën në ‘Emirates’ për të dalë më pas me karton të kuq.
Teksa ndeshja ishte 0-0, Lamela arrit të shënojë një gol fantastik në minutën e 33-të të takimit.
Megjithatë më pas lojtari doli me karton të kuq duke i lënë ‘Gjelat’ me një lojtar më pak.
Dalja e tij me karton të kuq ndikoi jo pak në humbjen e Totenhemit edhe pse ai doli jashtë fushe kur Arsenali kishte shënuar dy gola.