Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet fushata për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar Princin Harry e Meghan Markle, mblodhi vetëm 108 dollarë


Një fushatë për mbledhjen e fondeve e ngritur për të ndihmuar Princin Harry dhe bashkëshorten  e tij Meghan që të paguajnë hipotekën prej 15 milionë dollarësh të shtëpisë së tyre në Kaliforni është mbyllur pasi mblodhi vetëm 108 stërlina.

Faqja GoFundMe u krijua nga Anastasia Hanson nga Kalifornia, dy ditë pas intervistës së çiftit me Oprah Winfrey.

Organizatorja shkroi në faqe se Duka dhe Dukesha e ‘papunë’ e Sussex kishin kaluar një ‘kohë shumë të vështirë’ pasi kishin financuar për sigurinë dhe stilin e jetës së tyre pas tërheqjes nga Familja Mbretërore, raporton The Sun.

Duke folur gjatë intervistës së tyre me Oprah Winfrey, transmetuar të dielën e kaluar në SHBA, Princi Harry zbuloi se çifti ishte në vështirësi të mëdha financiare pasi u tërhoq nga jeta mbretërore.

Çifti bleu rezidencën me nëntë dhoma gjumi, 16 banjo në lagjen ekskluzive të Montecito, Kaliforni, vitin e kaluar, vlera e së cilës tani besohet se është trefishuar në vlerë duke shkuar në rreth 41 milionë dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *