Vendosni fjalën kyçe....

Përleshje të ashpra në Holandë mes protestuesve që kundërshtojnë masat anti-Covid e policisë (Video)


Protestat kundër bllokimit kanë vazhduar në Holandë, me shumë njerëz që dolën në rrugët e Hagës për të dënuar politikat e qeverisë ndaj pandemisë së koronavirusit. Protesta ka hasur në një përgjigje të ashpër nga ana e policisë.

Qindra protestues anti-qeveritarë u mblodhën në Hagë të dielën në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vendit, të cilat do të zgjasin për tre ditë në mënyrë që të shmangen turmat e mëdha që mblidhen në stacionet e votimit si një masë paraprake kundër koronavirusit.

Protestuesit mbanin pankarta të ndryshme që denonconin masat e rrepta të qeverisë për koronavirusin.

Grumbullimi u vëzhgua nga afër nga një forcë masive e policisë e cila nxiti protestuesit të shpërndahen. Ndërsa në fillim ndodhën vetëm përleshje të vogla midis oficerëve dhe protestuesve, policia lëvizi më e shumtë në numër për të goditur turmën rreth një orë pasi tubimi kishte nisur.

Ajo përdori një makinë ujëhedhëse, qen e policë mbi kuaj. Autoritetet holandeze kohët e fundit kanë forcuar kufizimet e koronavirusit, duke braktisur qasjen e tyre të fillimit ndaj pandemisë, pasi përhapja e virusit u përshpejtua. Kufizimet kanë nxitur një seri protestash masive në javët e fundit të cilat janë pritur me një përgjigje të rëndë të policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *