Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje mes mbështetëseve socialistë dhe demokratë në Elbasan, reagojnë Rama dhe Basha


Teksa mbërritja e Kryeministrit Edi Rama u shoqërua me thirrjet “Rama Ik” ka eskaluar në përplasje mes mbështetësve të të dy kampeve politike.

Për incidentit ka reaguar si Kryedemokrati Basha i cili ndodhej në të njëjtin orar me Ramën, ashtu edhe Kryeministri.

Sot është dita e verës, dita e qytetarëve të Elbasanit. Do toja ti uroja qytetarët nga zemra, gëzuar Ditën e Verës. Unë isha në një takim me familjet e Elbasanit dhe po diskutonim për bukurinë dhe shpresën që sjell Dita e Verës.
Pas takimit u vonova pak sepse më thanë se kishte pasur një incident. Unë do të vazhdoj me agjendën time dhe nuk do të ndaloj sepse Shqipëria ka ndaluar boll për 8 vite. Kështu që më ndiqni. Me qetësi. Nuk mund të na ndalë dhe nuk do të na ndalë më dhuna. Është ditë feste, ditë shprese, kur dielli do të shndërrisë. Për një kohë shumë të gjatë ky qytet është mbajtur në vend numëro, nga ushtruesit e dhunës sot, nga bandat e Elbasanit që me pistoletë në brez shoqëronin kryeministrin në ikje. Unë e di që qytetarët e Elbasanit nuk e duan dhunën dhe mezi e presin ditën e shpresës dhe ndryshimit. Shpresa dhe ndryshimi po vjen, dhuna nuk do ta ndalë dot. I them kryeministrit, mos guxo të kërcënosh qytetarët e Elbasanit me banditë me armë në brez. 14 marsi është e luleve, është dita e Verës, dita e shpresës. Pranvera e mposht dimrin. Kështu të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin që duan qytetarët. Thirrja ime është kundër dhunës, kundër provokimeve nga dhuna. Nuk ka shans që Edi Rama dhe bandat e tij ta mbajnë peng Elbasanin. Ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Verës.
Unë e kisha në orën 10:00 nuk kisha asnjë dijeni që km e kishte në të njëjtin orar. Bandat që e shoqëronin kryeministrin janë treguesi. Unë jam shqoëruar dhe shoqërohem nga familjet dhe intelektualët e Elbasanit. Ky është modeli i PD. Edi Rama e tregoi dhe njëherë se ku është problemi. Qyteti do t’i kthehet qytetarëve
”-deklaroi Basha.

 

Ndërsa Rama e ka quajtur shfaqe vulgare dhe personat e pjesëmarrës në tubim i ka krahasuar me kopje të Metës. Më tej ai ka thumbuar edhe Bashën i cii thotë se “Luli” kishte parkuar makinën në korsinë e biçikletave dhe ishte fshehur mes tyre.

Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36”! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre! Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!”-shkruan Rama në Tëitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *