Vendosni fjalën kyçe....

REPLIKAT NË DISTANCË-Basha: Provokove qytetarët me miqtë kriminelë, Rama: Hiq dorë nga Likja e Saliu e bëhu burrë


Vizita e dy kandidatëve për Kryeministër në Elbasan në Ditën e Verës ka prodhuar një përplasje mes militiantëve të të dyja kampeve.

Kjo përplasje mes militantëve është transferuar edhe në “replika” mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Basha në deklaratën e tij publike ka thënë se Rama ishte ai që provokoi qytetarët e Elbasanit me miqtë e tij kriminelë.

“Gëzuar Ditën e Verës, që simbolizon thyerjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës.  Koha e Edi Rama ka mbaruar dhe ai e di mirë këtë. Rama provokoi qytetarët e Elbasanit me miqtë e tij kriminelë. Më 25 prill kjo do të ndryshojë, qyteti do t’i kthehet qytetarëve, njerëzve punëtorë të Elbasanit. Kudo që të shkosh Edi Rama do të marrësh të njëjtën përgjigje. Hiq dorë nga shoqërimi me kriminelët. 25 prilli do të jetë dita e bashkimit më të madh për ndryshimin. Pranvera po vjen, ndryshimi po vjen“- tha Basha.

Ndërsa nga ana tjetër kreu i qeverisë thotë së Basha është bërë një manekin i “pengamrrësve të tij” dhe flet përçart për banda dhe kriminielë.

Më pas ai bën thirrje që të distancohet nga Meta dhe Berisha dhe të bëhet burrë.

Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë!’- tha Rama.

Video nga përplasja mes militantëve:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *