Sri Lanka pritet të ndalojë mbulesën e grave myslimane si dhe të mbyllë mbi 1000 medrese.
Duke komentuar mbi ndalimin e pashmangshëm të burkës, Ministri i Sigurisë Sarath Weerasekara argumentoi se veshja ‘ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë kombëtare’.
Autoritetet në Sri Lanka kanë njoftuar qëllimin e tyre për të ndaluar veshjen e burkave në vend.
Sipas AP, ministri Sarath Weerasekara tha se ai ka nënshkruar një letër që kërkon miratimin e qeverisë për të ndaluar burkat, duke këmbëngulur që veshja në fjalë ‘të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë kombëtare’.
“Në ditët tona të hershme, ne kishim shumë miq myslimanë, por gratë dhe vajzat myslimane kurrë nuk vishnin burka.” tha Weerasekara.
“Kjo është një shenjë e ekstremizmit fetar që erdhi kohët e fundit. Ne patjetër do ta ndalojmë atë.” – shtoi ai.
Ministri gjithashtu tha se qeveria do të ndalojë mbi 1.000 shkolla islamike, të njohura si medrese, duke argumentuar se ato nuk janë të regjistruara dhe nuk ndjekin politikën kombëtare të arsimit.
Në vitin 2019, veshja e burkave në Sri Lanka u ndalua përkohësisht pas bombardimeve terroriste vdekjeprurëse në kisha dhe hotele që morën jetën e mbi 260 njerëzve të Dielën e Pashkëve atë vit.
Siç thekson media, myslimanët përbëjnë afërsisht 9 përqind të popullsisë 22 milionëshe të Sri Lankas, me Budistët që zënë mbi 70 përqind dhe Tamilët e pakicës etnike, ’të cilët janë kryesisht Hindusë’, që përbëjnë rreth 15 përqind.