Një furgon me të cilin udhëtonte presidenti i Argjentinës u sulmua nga një grup protestuesish, ndërsa vizitoi rajonin e shkatërruar nga zjarri në Patagonia. Aktivistët thuhet se protestuan kundër planeve për të rihapur minierat në zonë.
Presidenti Alberto Fernandez u afrua dhe u përfshi në debate personale me protestuesit ndërsa vizitoi një qendër komuniteti në provincën jugore të Chubut.
Zona është goditur kohët e fundit nga zjarre masive, të cilat kanë lënë të paktën një të vdekur dhe shumë të plagosur, ndërsa më shumë se 10 persona raportohen të zhdukur. Zjarri ka shkatërruar automjete të shumta dhe dhjetëra shtëpi.
Fernandez u përball me dhjetëra protestues ndërsa largohej nga qendra e komunitetit dhe u përpoq të hipte në një furgon që e priste. Automjeti ishte i rrethuar nga njerëz që goditnin dritaret dhe autokolonën e presidentit me sende të ndryshme.
Protesta nuk ishte e lidhur drejtpërdrejt me zjarret e fundit ose trajtimin e qeverisë nga to. Banorët protestuan për planet për të rihapur minierat e hapura në Chubut, sipas raporteve të mediave lokale.
Autokolona arriti që të dilte e sigurt nga turma megjithatë furgonit iu thyen disa xhama.