Ministria e Jashtme e Turqisë i ka bërë thirrje Kosovë që të rishyrtojë vendimin për hapjen e ambasadës së saj në Jeruzalem.
Në reagimin e saj, Ankaraja vëren se vendimi i marrë ngë Prishtina zyrtare që ka vuajtur vetë për të fituar pavarësinë ashtu siç po vuan populli palestinez është për të ardhur keq.
“Vendimi i marrë nga udhëheqësit e një populli që u ballafaqua me vuajtje të mëdha për hir të fitimit të pavarësisë së saj, duke injoruar gjendjen e vështirë të palestinezëve, të cilët kanë jetuar nën-okupim për dekada dhe kanë vuajtur shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut , është jashtëzakonisht për të ardhur keq.” – thuhet në reagimin e ministrisë.
Më tej në reagim u bëhet thirrje autoriteteve të Kosovës që të heqin dorë nga vendimi të cilën e konsiderojnë të paligjshëm e të papërgjegjshëm.
“Kjo dëmton vizionin e një zgjidhje në mes dy shteteve dhe shpresat e paqes në rajon. Ne i inkurajojmë udhëheqësit kosovar që të dëgjojnë mendjen e shëndoshë dhe të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm.” – vijon reagimi, shkruan Lajmi.
Ambasada e Kosovës në Jerusalem u hap sot. Edhe më herët Turqia i ka kërkuar Kosovës që të mos e ndërmarrë një hap të tillë.