Vendosni fjalën kyçe....

Vidhet kryevepra e Galileo Galileit, Biblioteka Kombëtare e Spanjës e fshehu incidentin katër vite me radhë


Autoritetet në Spanjë po kritikohen ashpër pasi u zbulua se një kryevepër e Galileo Galileit e ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare ishte zëvendësuar me një vepër të falsifikuar më shumë se katër vite më parë para se të zbulohej vjedhja.

‘Sidereus Nuncius’ botuar fillimisht nga babai i shkencës dhe astronomisë moderne, Galileo Galilei, më 13 Mars 1610, ishte studimi i parë sistematik dhe i botuar shkencor bazuar në vëzhgimet e bëra përmes një teleskopi.

Traktati astronomik u përfundua duke përdorur teleskopët e parë të Galileit. Ai dha hollësi mbi peizazhin e zhveshur, të pabarabartë dhe malor të hënës si dhe regjistroi vëzhgime të shumta të yjeve në Rrugën së Qumështit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *