Vendosni fjalën kyçe....

39 të vrarë në Mianmar gjatë protestës së të dielës, digjen fabrikat kineze


 

Forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën 22 protestues në Hlaingthaya, një periferi e varfër në Mianmar, pas djegies së fabrikave të financuara nga kinezët atje të dielën.

16 protestues të tjerë u vranë në qytete të tjera, tha Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), si dhe një polic. Kështu siç raporton Reuters, e diela e 14 Marsit ka qenë dita më e përgjakshme që nga grushti i shtetit më 1 shkurt në Mianmar.

Ambasada kineze tha se shumë anëtarë kinezë të stafit në fabrika, u plagosën dhe bllokuan në sulmet e kryera nga sulmues të paidentifikuar në fabrikat e veshjeve në Hlaingthaya dhe se ajo i kishte bërë thirrje Mianmarit për të mbrojtur pronën dhe qytetarët kinezë. Kina shihet si mbështetëse e juntës ushtarake që ka marrë pushtetin. Asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për djegien e fabrikave.

Ndërsa shtëllungat e tymit ngriheshin nga zona industriale, forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve në periferi që konsiderohet nga mediet lokale si shtëpia e migrantëve nga i gjithë vendi.

“Ishte e tmerrshme. Njerëzit u qëlluan para syve të mi. Ajo kurrë nuk do të largohet nga kujtesa ime.”-tha një fotoreporter në skenë, i cili nuk donte t’i përmendej emri.

Vdekjet e fundit e çojnë shifrën e viktimave nga protestat në 126, tha AAPP. Më shumë se 2,150 njerëz ishin arrestuar deri të shtunën. Më shumë se 300 janë liruar që atëherë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *