13 viktima ka raportuar Kosova lidhur me Covid-19. 24 orët e fundit në vend janë bërë 3570 testime nga të cilat janë zbuluar 574 raste të reja me Covid-19.
Deri tani Prishtina zyrtare numëron 1715 vdekje lidhur me pandeminë.
Ditët e fundit ka pasur një rritje të numrit të të vdekurve e ministri i Shëndetësisë në detyrë, Zemaj, ka deklaruar se mund të ketë shtrëngim të masave.
Kosova është ende në pritje të vaksinave për të nisur procesin e imunizimit.