Vendosni fjalën kyçe....

Açka fton Kushin: Të pimë kafe për të treguar se zgjedhjet në Elbasan do jenë normale


Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Elbasan, Flutura Açka duke folur për përplasjen e ndodhur mes militantëve ditën e djeshme ka ftuar kandidaten e PS-së Evis Kushi të pinë kafe për të treguar se zgjedhjen në Elbasan do jenë normale.

Açka i bëri ftesën Kushit me qëllimin që zgjedhjet në Elbasan të jenë normale dhe të ç’tensionojnë situatën.

Në fakt ishte një ngjarje e trishtë, nuk nderon asnjërën palë. Qytetaret elbasanas presin që ta bëjmë më mirë, Elbasani që ju përmendët, vatër e edukimit dhe një nga qendrat më të rëndësishme të kulturave shqiptare përmendet për banda. Më vjen mirë që zonja ministre bëri një lloj distancimi, shpresoj që të jetë i sinqertë dhe jo mediatik. E ftoj të pimë një kafe me të, për të treguar se zgjedhjet në Elbasan do të jetë normale. Të rinjtë nuk duhet të jenë mish për top për një vend për ne në parlament. Unë isha prezentë”-tha Açka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *