Mbërrijnë 9360 doza e radhës të vaksinës Pfizer në Rinas.
Dozat janë pritur nga Ministrat Manatirliu dhe Ahmetaj, ndryshe nga herët e tjera ka munguar Kryeministri Rama.
Manastirliu tha se me këto doza do përmbyllen dozat e dyta të stafit mjekësor dhe të të moshuarve në shtëpitë e të moshuarve.
“Do vijojmë me dozat e dyta dhe do të përmbyllim të gjithë pjesën e vaksinimeve të para të kryera për stafet edhe për të moshuarit në shtëpinë e të moshuarve dhe për plus 80 vjeç për të shoqëruar efikasitetin e vaksinimit si proces. Prej muajit prill do të vijojmë me lëvrimin e kontratës dhe me vaksinimnin e kësaj kompanie“-tha ajo.