Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Saranda. Nga aksidenti kanë mbetur edhe 3 persona të tjerë të plagosur.
Ngjarja ndodhi kur një automjet ka dalë nga rruga para pak minutash në vendin e quajtur Krane të rrethit të Sarandës.
Viktima, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur është banor i fshatit Mursi, bashkia Konispol. Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.