Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Vorë, Noka i jep emrin e kandidatit socialist për deputet: Pjesë e mafias


Kryetari i Partisë DemokratikeLulzim Basha ka qenë për një vizitë në Vorë paraditen e sotme, ku ka takuar nga afër banorët e kësaj zone.

Disa qytetarë iu ankuan kryedemokratit se po mundohen t’u prishin pallatin që nuk është dëmtuar nga tërmeti.

Basha këtu ishte i shoqëruar nga Flamur Noka, i cili tha se kandidati socialist për deputet në këtë zonë, Fidel Ylli, është i “lidhur me mafian e pronave”.

“Nga bisedat që kam bërë ka dalë i njëjti problem, mafia e trojeve këtu kërkon të lëshojë rrënjë, kandidati për deputet i Rilindjes është pjesë e kësaj mafies këtu.”– i tha Noka kryetarit të PD-së.

Basha iu përgjigj:”Prandaj e paskan vendosur këtu. Aha do Fideli ta grabisë, s’u mjafton babëzia.”

Kryeopozitari tha se për 8 vite me radhë vendin e kanë qeverisur mafiozët me në krye Edi Ramën, pork a premtuar se në momentin që do të vijë në pushtet do të nisë planin për rindërtimin e të gjitha banesave dhe do të përshpejtojë procesin e rindërtimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *