Vendosni fjalën kyçe....

“Epidemia” e vetëvrasjeve në vend, katër viktima brenda 24 orësh


Katër vetëvrasje kanë ndodhur në vend në harkun kohor të 24 orëve. Mbrëmjen e djeshme një 30-vjeçare me inicialet E.M., dyshohet se u vetëhodh nga banesa e saj te Unaza e Re në Tiranë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dita e sotme ka shënuar tre raste të tjera vetëvrasjesh.

Një 40-vjeçare me iniciale F.K., në Gjirokastër ka gjetur vdekjen në spital, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve pas hedhjes nga kati i pestë i pallatit ku banonte.

Ndërkohë në Përmet është hedhur nga kati i katërt i banesës një 78-vjeçar me iniciale Xh.M. i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë ditën e sotme. Një 27-vjeçar me iniciale M.M., është gjetur i pajetë në banesën e tij në kryeqytet. Sipas policisë, i ri dyshohet se është vetëqëlluar me armë duke humbur jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *