Një 27-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Andon Zako Çajupi’ mesditën e sotme.
Viktima është i riu me iniciale M.M. i cili dyshohet se është verëvrarë menjë armë zjarri.
“Më datë 15.03.2021, rreth orës 13:30, në rrugën ‘Andon Zako Çajupi’, në banesë, në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi M. M., 27 vjeç.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.