Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti në selinë e FRD-së, Meta: Sikur të ishte skenë krimi, reagova kur më dhunuan stafin


Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediet, për të folur mbi ngjarjen e pak ditëve më parë ku pati një përplasje me punonjësit e policisë bashkiake në zyrat e selisë së Frymës së Re Demokratike.

Meta shpjegoi se selia e FRD-së ishte rrethuar sikur aty të kishte ndodhur një skenë krimi nga policët bashkiakë. Ai shpjegoi se pati atë reagim të ashpër, që u pa në videot që qarkulluan pasi pa se si po dhunohej stafi i tij nga policët bashkiakë.

Po e nis me një ngjarje të rëndë që ndodhi në selinë e FRD para pak ditësh. 

Situata e paligjshme dhe e dhunshme që ndodhi në selinë e FRD-së dhe sulmi i dhunshëm ndaj kësaj force opozitare, vetëm pak ditë pas nënshkrimit të një marrëveshje me PD-në, aleaten opozitare, është një tjetër tregues i sjelljes së papërgjegjshme e provokuese të maxhorancës.

Ky sulm që u ndoq nga gjithë shqiptarët bie ndesh me Kushtetutën dhe Ligjet në Republikën e Shqipërisë.

Të gjitha veprimet e kryetarit të bashkisë janë kryer në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe Ligjin dhe pa asnjë akt zyrtar të shkruar që të legjitimojë veprimtarinë e tyre.

Cënon të drejtat themeelore të të drejtave të njeriut dhe minon frymën demokratike që duhet të karakterizojë periudhën para dhe pas zgjedhore.

Në korridoret e FRDP-së ishte ngjitur një letër pa emër, pa vulë, pa numër protokolli, përveçse një fjale ekstra pa lidhje fare e datës 3 mars, me qëllim për ta bërë të duket si një akt zyrtar, me qëllim terrorizimin e kësaj force opzoitare. Përmes kësaj letre që nuk plotëson kushtet sipas ligjit, i kërkon FRD-së lirimin e ambienteve për nevojat e bashkisë së Tiranës. Nuk citonte në përmbajtjen e saj asnjë bazë ligjore, apo asnjë referencë mbi të cilën gjykohej ky vendim.  Më pas rezulton se FRD ti jetë shkëputur energjia elektrike, dhe në ambientet e saj janë paraqitur punonjës bashkiakë që nuk kanë lejuar funksionarët, ndërkohe që kryetari ishte bllokuar brenda. Ky ishte momenti kur kreu i FRD njoftoi edhe Presidentin. Me cilësinë e kryetarit të shtetit, duke vënë re një tensionim absurd, ndoqa me vëmendje situatën dhe kam shkuar për të verifikuar situatën e paprecedentë që po ndodhte aty.

Kam vendosur të ndryshojë axhendën dhe të vizitoj selinë e kësaj force politike dhe pasi kam mbërritur në seli, kam kontaktuar me drejtuesit e kësaj force dhe jemi drejtuar te zyra për të diskutuar lidhur me këtë situatë të krijuar.

Dera ka qenë e rrethuar me policë me dhe pa uniformë, sikur të kishte ndodhur një skenë krimi dhe jo të ishte selia e një partie politike.

Stafi i Presidenti ka kërkuar të hapej dera për të mundësuar hyrjen e Presidentit. Fillimisht është hapur dera edhe është lënë të hyjë vetëm presidenti, ndërkohë që stafi i policisë bashkiake në mënyrë të dhunshme ka penguar me forcë stafin që shoqëronte presidentin, përfshirë edhe drejtuesit e FRD. Ky ka qenë momenti kur unë si kryetar i shtetit kam reaguar. Kanë dashur të pengojnë presidentin të ushtrojë rolin e tij.

Edhe pasi ngjarja u bë publike, edhe pas ndërhyrjes sime, në korridoret e FRD është dërguar një shkresë për lirimin e ambienteve të FRD. Edhe kjo shkresë që nuk përmend asnjë arsye të ligjshme. Përmendet fakti që FRD paska zaptuar ambientet e bashkisë. Ky është një tjetër falsifikim i bashkisë Tiranë. FRD nuk është futur me forcë dhe nuk ka zaptuar asnjë ambient.  FRD ndodhet në këtë seli që prej datës 23 mars 2016 mbi bazën e një marrëveshje të lidhur më bashkinë Tiranë.– deklaroi Meta.

Presidenti tha se po sulmohet opozita dhe se po tentohet të cënohen zgjedhjet e lira.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *