Kreu i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj, ka qenë sot në një godinë të braktisur në Njësinë 8 në Tiranë, që duhet të shërbente si ccerdhe fëmijësh.
Sipas banorëve të zonës, godina e braktisur shërben si pikë ku vijnë drogohen të rinjtë.
Rushaj tha gjatë bashkëbisedimit me ta se kryebashkiaku Veliaj ka vjelë nga qytetarët rreth 30 milionë euro me taksën për arsimin, para që janë keqpërdorur prej tij duke marrë si shembull edhe godinën e braktisur që vizitoi sot.
“Këto janë investimet që ka bërë ai. E di sa e ka rënduar kryeqytetin me atë taksën e famshme për arsimin. Rreth 25-30 milionë euro.” – tha Rushaj.