Vendosni fjalën kyçe....

Meta flet për përplasjen te FRD-ja: Persona civile të Bashkisë u përplasën me shoqëruesit tim


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur në emisionin “Çim Peka Live” mbi përplasjen e ndodhur pak ditë më parë në zyrat e FRD-së mes punonjësve të Bashkisë Tiranë dhe shoqëruesve të tij.

Meta tha se shkoi menjëherë në zyrat e FRD-së pasi u thirr nga Sali Shehu me argumentin se po e nxirrnin me forcë.

Më tej Meta thotë se persona civilë nga Bashkia u përplasën me shoqëruesit e tij.

Nuk ka pse të jetë provokim ndërhyrja ime atje. Unë kam marrë disa telefonata nga Shehu dhe kam parë titrat. Shehu më kishte marrë po nuk i kisha kthyer dot përgjigje, Mora zëdhënësin dhe i thash fol me Shehun dhe të bëjmë një reagim pse është ky tension. Kur unë kam qenë në bulevard më ka marrë Shehu dhe më tha se duan të na nxjerrin me forcë. E kanë bërë pse kemi bërë koalicion me PD dhe unë kam shkuar menjëherë.

Kur vajta kam parë që ishte një tension dhe hymë lart. Shikojmë ç’po ndodhte dhe pati një përpjekje për të më penguar mua dhe nuk pati ndonjë përpjekje të drejtpërdrejtë. Kur hipim lart me Shehun dhe Panaritin në atë moment një person, civil, godet drejtuesin e FRD Tiranë dhe përplaset edhe me persona të tjerë që më shoqëronin mua.

Kuptohet që këtu ishte një gjë që nuk mund të durohej më sepse mu kujtuan ata banorët e Astirit, ata te Bregu i Lumit që u hodhën gaz nënave me foshnje, mu kujtuan ata të Shkozë dhe me kapi edhe mua. Mirë që ishte Panariti që më qetësoi dhe nuk ishte Tedi Blushi”-tha Presidenti Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *