Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kemi përballë një bandë ndërkombëtare dhe një bandë lokale, mos prisni president të përsosur


Në konferencën e sotme për mediet, ku foli për incidentin e ndodhur pak ditë më parë në zyrat e FRD-së.

Ai tha se janë dy institucione garantë të unitetit dhe Kushtetutës, Presidenti dhe populli teksa përballë theksoi se kanë një bandë ndërkombëtare dhe një lokale që pastron paratë e Ndraghetës.

“Po janë dy institucione garante, është Presidenti i Republikës si simbol i unitetit dhe kushtetutës, e cila bazohet në pluralizmin politik dhe jo në partinë shtet dhe i dyti është populli i Shqipërisë pa dallim i djathtë dhe i majtë dhe përballë nesh është një bandë, një bandë ndërkombëtare, është dhe një bandë lokale që ka marrë përsipër të pastrojë paratë e Ndraghetës dhe gjithë mafies ndërkombëtare duke shtypur dhe duke dhunuar popullin e Shqipërisë dhe sa herë ta ftojnë Presidentin në beteja aty do ta kenë po me gjithë popullin e Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve të reflektojnë para se të jetë vonë.”– deklaroi Meta.

Teksa ngriti zërin, presidenti tha se nuk mund të ketë president të përsosur në këtë krizë. Ai theksoi se vetë ka një plan të qartë për të mbrojtur zgjedhjet.

“Mos prisni President të përsosur në këtë krizë të tmerrshme që ka pllakosur vendin. Presidenti ka një plan të qartë për mbrojtjen e zgjedhjeve. Siç i patë dhe ata të Elbasanit janë të gjithë me tendera dhe me probleme dhe kanë dalë për të mbrojtur pasuritë e tyre kriminale. Le të bërdasë kush të dojë ‘Meta ik’, nuk shqetësohem unë. Pse duhet me reagu me dhunë ndaj dikujt që bërtet “Meta ik”. Eksperimente të tilla me grupe paramilitare nuk duhet të ekzistojnë sepse do të ketë veprime të paimagjinueshme për ata që duan të terrorizojnë shqiptarët.

Presidenti nuk ka për të heshtur as një sekondë të vetme dhe i bën thirrje popullit shqiptar për të mbrojtur lirinë nga kushdo.

Mos prisni President të përsosur në këtë krizë të tmerrshme  që ka pllakosur vendin. Presidenti ka një plan të qartë për mbrojtjen e zgjedhjeve. Presidenti ka vetëm një votë dhe duhet të jetë e barabartë me të gjithë qytetarët shqiptarë. Kjo ndodh sepse qytetarët e Shqipërisë nuk kanë treguar  përngjashmërinë e duhur për të vlerësuar të drejtën e tyre. Presidenti nuk ka dalë as për top model as për aktor, por për ti dalë zot pluralizmit politike si një ish-student i dhjetorit.”– vazhdoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *