Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Në Shqipëri duhet një Nuremberg, Ministrja e Drejtësisë duhet të ishte në burg


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë një deklaratë mbrëmjen e sotme lidhur me drejtësinë e re shqiptare.

Meta tha se të gjithë personat e përfshirë për mbajtjen e Shqipërisë pa Gjykatë Kushtetuese duhet t’i nënshtrohen një Nurembergu shqiptar.

Për të gjithë ata që janë përfshirë në krime për të mbajtur Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese dhe që i kanë kushtuar Shqipërisë miliarda e miliarda euro, për ata do të ketë një Nuremberg shqiptar.

Në Nurembergun shqiptar do shkojnë të gjithë ata qe prekin zgjedhjet. Unë e mbaj fjalën”- tha Meta.

“Ministrja e Drejtësisë sot duhet te ishte ne burg. Përgjigjen që ende nuk e ka marrë nga drejtësia do ta marrë me 25 prill nga qytetaret e Tiranës. Ne e dimë shumë mirë se çfarë presioni mafioz i është bërë Presidentit, që të pranonte një kandidate për Gjykatën Kushtetuese që e rrëmbeu mazhoranca në mënyrë ta paligjshme dhe për të cilën Ministrja e Drejtësisë duhet të ishte në burg dhe jo vetëm, por me të gjithë grupin kriminal që falsifikoi letrat për atë kandidate që u betua te Lana, duke paguar lekët për të qenë anëtare në Gjykatë Kushtetuese”-tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *