Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim prej 25 vitesh për vrasjen e dyfishtë, arrestohet 50-vjeçari në Britani


Një 50-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë nga policia britanike.

Shtetasi Artan Muça është dënuar me 25 vite burg për një vrasje të dyfishtë të bërë në vitin 1997 dhe është arrestuar për llogari të Interpol Tirana.

Ai akuzohet për ekzekutimin e shtetasve Sefedin Gjata dhe Bujar Musai. Krimi u regjistrua më 1 qershor në një bilardo, ndërsa atë ditë zhvilloheshin edhe zgjedhjet.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të datës 01.06.1997 ku shtetasi Artan Muça, banor i fshatit Kusarth, Elbasan me një armë luftarake në dorë është afruar në drejtim të bilardos që ndodhej në këtë fshat në pronësi të shtetasit Sefedin Gjata.

Në këtë bilardo, Muça ka debatuar ashpër me shtetasi Bujar Musa, duke i drejtuar armë kallashnikov.

Në këtë moment, ka ndërhyrë pronari i bilardos. Në përpjekje për ti hequr armën Artanit, ky i fundit arrin të shkrepë armën duke e goditur në kokë shtetasin Sefedin Gjata, duke e vrarë atë dhe më pas ka qëlluar ndaj Bujar Musës, duke marrë jetën. Pas krimit, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria e rrethit gjyqësor Elbasan mbi bazën e kallëzimit të shtetases Fatushe Gjata, bashkëshortja e të ndjerit Sefedin Gjata ka regjistruar procedimin penal Nr.394 date 04.12.2000 ndaj të pandehurit Artan Llazar Muça.

Në përfundim të hetimit çështja është dërguar për gjykim në Gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan, e cila me vendimin Nr.183 data 12.12.2001 ka vendosur ta deklaroje fajtor te pandehurin Artan Muça për vrasjen  e dy burrave, duke e dënuar me 25 vite burg gjithsej pas bashkimit të dy dënimeve. Vendimi ka marrë formë të prerë në datë 24.12.2001 dhe nga Prokurori Neritan Hoxha është nxjerrë urdhri i ekzekutimit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *