Shpesh herë Orinda Huta është përfolur se është në pritje të ëmbël, por këtë herë njerëz thashethemet janë të vërteta.
Lajmin e kanë konfirmuar vetë Orinda dhe Turi përmes rrjeteve sociale.
“… duke pritur mrekullinë që Zoti zgjodhi të na bekojë…”– shkruan Orinda në “Instagram” ku ka ndarë me ndjekësit një foto ku shihet me barkun e rrumbullakosur.
View this post on Instagram
Një foto nga i njëjta ditë është publikuar dhe nga bashkëshorti i saj Turjan Hysko, i cili shkruan: “Pranvera nuk vjen me një lule, vjen me një bebush”. Këtu barku i rrumbullakosur i Orindës del më në pah.
View this post on Instagram
Para disa ditësh në rrjetet sociale u bë virale një foto e publikuar nga Orinda Huta dhe Turjan Hysko, të cilët shfaqeshin në ballkonin e shtëpisë së tyre me në sfond bardhësinë e bores. Përkrah fotos Orinda shkroi: “Shtëpi” dhe “E bekuar”. Të gjithë nisën të aludonin se çifti ishin në pritje të një fëmije, dhe thashethemet paskan qenë të vërteta.
View this post on Instagram